Policia ka kryer një operacion të befasishëm në qytetin e Lezhës, pranë stacionit elektrik. Ky aksion ka patur si qëllim arrestimin e personi të shpallur në kërkim.
Në këtë aksion ka patur të shtëna me armë dhe personi i rrezikshëm sipas raportimit të mediave, ka qenë i armatosur.
Në vendin e ngjarjes ka patur forca të shumta policie, por i shpalluri në kërkim ka mundur të largohet sapo ka parë efektivët tek rrethonin zonën. Këta të fundit kanë qëlluar në ajër dhe e kanë paralajmëruar që të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhërit dhe ka mundur të shpëtojë.
