Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle në kryeqytet. Ky aksion vjen mbrëmjen e sotme me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si edhe personave të shpallur në kërkim. Në foto shihet se janë ndaluar mjete për kontroll, kryesisht ato luksoze.
Njoftimi nga policia:
Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë. Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave. Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.
Policia e Shtetit nuk ka kapur ende 14 të shumëkërkuarit që kanë dalë nga rrëfimet e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj.
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.
14 PERSONAT NË KËRKIM:
1.Eljo (Ervis) Bitri,
2.Festim Qoli,
3.Alban Bengasi,
4.Ervis Martinaj,
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
8.Agron (Kamber) Mehja,
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
10. Talo Çela,
11. Agim Gjini,
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)