TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, humb jetën një nga pasagjeret

18:27 / May 29, 2023

 Ish-deputeti Murrizi: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

18:27 / May 29, 2023

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë. Të kuqtë fitojnë titullin e 17-të

18:06 / May 29, 2023

Arrestohet i riu që tentoi të vriste 24-vjeçarin pak ditë më parë në Elbasan

18:00 / May 29, 2023

Rama në Korçë: Çdo kryebashkik i ri, pikë të parë të ketë njerzillëkun. Qaju hallin qytetarëve edhe nëse nuk e zgjidh dot

17:55 / May 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Aktivitetet/ Opozita paralajmëron 48 orë protestë, por nesër janë festimet e ditës së Verës

11:02 / March 16, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia i ka dhënë leje opozitës të protestojë deri në orën 00.00 të së shtunës, ndërkohë që të dielën në Tiranë do të organizohen festimet e bashkisë për Ditën e Verës. Por opozita ka paralajmëruar se do të qëndrojë përpara kryeministrisë 48 orë, çka do të sillte një përplasje mes opozitës dhe aktiviteteve bashkiake.

Sot, drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, fton qytetarët që t’i lënë makinat në shtëpi dhe t’i bashkohen 50 aktiviteteve festive, mes të cilave shumë lojëra dhe muzikë.

“Ditën e dielë, që në orën 9.00 të mëngjesit, sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, një pjesë e ish Bllokut dhe Parku i Liqenit Artificial do të gëlojnë nga aktivitetet. E nisim me aktivitetet për fëmijë në sheshin “Skënderbej”, ku përveç koncerteve, do të jetë Teatri i Kukullave, Panairi i Gjelbër për fëmijë, “Eduko fëmijët me mjedisin”, lojëra popullore dhe kthimi në traditë. Gjithashtu, do të vijojmë me një panair libri gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e një panair të produkteve të Tiranës nga të gjitha njësitë administrative. Kemi edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me biçikleta, me patina, ‘Pedalo me fëmijët’”, tha Dhame.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel. Shefi i Sektorit të Kontrollit të Territorit në Policinë Bashkiake, Toni Beni, tha: “Segmenti nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”, pra i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i pakalueshëm për mjetet. Mjetet do të kalojnë vetëm në rrugët paralele me bulevardin, si rruga “Ibrahim Rrugova” dhe rruga “Gjon Pali II”. Aktivitetet do të zhvillohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe zonën e ish-Bllokut, në dy rrugë të saj, në rrugën “Pjetër Bogdani”, dhe në rrugën “Brigada VIII”. Në të gjithë perimetrin ku do të zhvillohen aktivitetet nuk do të lejohen që të parkohen mjetet. Lutemi që qytetarët të lëvizin mjetet përpara datës 17 mars, pasi ato do të lëvizen nga ana e Policisë Bashkiake. Gjithashtu, me rastin e aktiviteteve do të merren masa përsa i përket sigurisë dhe emergjencave, ku do të jenë disa pika emergjence, si në në sheshin “Skënderbej”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në Liqenin Artificial”, shtoi ai.

Kalendari i plotë i aktiviteteve për festimet e Ditës së Verës:
SHESHI SKENDERBEJ
-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER
-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

  • Shkolla të ndryshme të Tiranës
  • Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes
  • Tirana Art Fest
  • Festivali Ritet e Pranverës
  • ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore
  • ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet
  • ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT
  • ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND
    -ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES
    -ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT
    -ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”
    BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT
    -ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës
  • ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE
    • Kids Atletik
    • Vendosja e Koshave të Basketbollit
    • 7 fusha mini tenisi.
    • Dy rrjeta portative Volejbolli
    • Tavolina Ping Pongu etj
    -ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit
    -ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.
tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

 Ish-deputeti Murrizi: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

18:27 / May 29, 2023

Rama në Korçë: Çdo kryebashkik i ri, pikë të parë të ketë njerzillëkun. Qaju hallin qytetarëve edhe nëse nuk e zgjidh dot

17:55 / May 29, 2023

Pandeli Majko jep alarmin: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

17:20 / May 29, 2023

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

17:14 / May 29, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

 Ish-deputeti Murrizi: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

18:27 / May 29, 2023

Pandeli Majko jep alarmin: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

17:20 / May 29, 2023

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

17:14 / May 29, 2023

Ndryshimi te kreditë e buta! Kush është kategoria e re që përfiton shtëpi?

16:51 / May 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, humb jetën një nga pasagjeret

18:27 / May 29, 2023

 Ish-deputeti Murrizi: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

18:27 / May 29, 2023

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë. Të kuqtë fitojnë titullin e 17-të

18:06 / May 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.