Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj sërish sot ka qenë në protestë, duke i bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës. Në fjalën e tij ai u shpreh se nafta nuk është luks, por mjete jetese.
Binaj u shpreh se Rama ka ardhur në pushtet kur ishte 11 vjeç dhe i mbaron mandati kur ai të jetë 40 vjec. Aktori i bëri thirrje të gjithëve të mos rreshtin së protestuari derisa të ulen çmimet.
“Vetëm aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul nafta dhe erdhi ai nga Dubai. Imagjinoni çfarë do të ndodhë të shtunë po të mblidhemi të gjithë,
Nafta nuk është luks, por është mjet jetese. Por këta nuk e dinë pse ja kemi dhënë mundësinë. Në shkollë po ngele një vit ta falin, po ngele vitin e dytë nuk merr shkollën. Ne kemi 30 vite që i durojmë këta. Prapë i japim mundësi të njëjtëve njerëz.
Kur kryeministri ka ardhur në pushtet, unë kam qenë 11 vjec dhe i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjec.
Ka të tjerë më keq se ky, që kanë qenë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë, iku gjyshi erdhi babi i Bushit, iku ai erdhi Klinton, iku Klinton erdhi Bushi. Iku Bushi erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, iku Trump erdhi ky tjetri dhe ky është prpa në politikë.
