Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aktori: Jam nga Shqipëria, por lindur dhe rritur në Greqi. Përse nuk duhet ta shpreh mendimin?

09:36 / June 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
daniel nurkaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Daniel Nurka është një aktor i ri në Greqi me origjinë shqiptare që ka luajtur në një serial të quajtur “Krushqit nga Tirana” në shtetin fqinj dhe që ka fituar simpatinë e publikut grek. Në një intervistë për një televizion në Athinë, Danieli ka pohuar se është me origjinë shqiptare, por ka lindur dhe është rritur në Greqi.

“Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997. Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet dhe gjërat e tjera. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam kartë identeti greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam shërbyer atdheut dhe kam votuar 2 herë”, thotë Daniel Nurka.

Aktori me origjinë shqiptare flet edhe për burokracitë në shtetin grek në lidhje me emigrantët shqiptarë si dhe për faktin që nuk ka pse të jetë i dyzuar për të shprehur mendimin e tij.

“Ekziston një burokraci në Greqi. Një miku im me origjinë shqiptare, është lindur këtu, është rritur këtu dhe është shkolluar këtu. Ai ka shkuar në Shqipëri vetëm 3 herë dhe ende nuk ka dokumente. Ekziston një burokraci e madhe. Përderisa kam jetuar dhe jam rritur këtu, përse nuk duhet që unë të shpreh mendimin tim për çështje sociale apo çdo gjë tjetër”, shprehet aktori.

Daniel Nurka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.