Aktorja e njohur britanike Jane Seymour është pothuajse 70-vjeç. Duket se ajo e ka ndaluar plakjen disa dekada më parë. Në Instagramin e saj Jane, poston rregullisht foto me bikini, ku duket si një grua në gjysmën e moshës saj.
Në një nga intervistat e fundit ajo ka treguar se pesha që ka tani është e njejtë me atë që ka pasur në moshën 17-vjeçare.
Ajo theksoi se gjitha kjo nuk ka ndodhur ‘aksidentalisht’, por janë shkak i vetë-disiplinës saj të hekurt. Pra kujdeset për shëndetin me përpikmëri. Jane ka ndarë me publikun disa nga teknikat e saj:
Një vakt në ditë
Seymour ha vetëm një vakt në ditë, në orën 2 pasdite. Një vakt i cili përmban shumë perime dhe një pjesë të vogël pule ose peshku, ose biftek herë pas here. Ajo shton se në mbrëmje mund të ushqehet me karrota ose selino.
Ky mund të konsiderohet një lloj ekstrem i agjërimit të përhershëm, i cili ka një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë sistemin tuaj imunitar dhe metabolizmin. Sidoqoftë, për shumë njerëz mund t’i çojë në rrënie të energjisë.
Gjithmonë esëll
Ajo thotë pothuajse “kurrë” nuk dehet, por ndonjëherë pi një gotë verë në një vakt. Nuk është shumë e nevojshme të thuhet se shmangia e pirjes së tepërt ka një gamë të madhe përfitimesh shëndetësore, por mund të jetë edhe më e rëndësishme kur plakeni, pasi me kalimin e kohës, trupi ngadalëson aftësinë e tij për të tretur alkoolin. Pirja e tepërt mund të kontribuojë gjithashtu në procesin e plakjes duke dehidratuar lëkurën dhe duke shtuar rrudhat.
Ushtrime të ngadalta për forcën
Dy herë në javë, Seymour bën diçka të quajtur ‘The Perfect Ëorkout’, e cila është një formë e trajnimit për rezistencë. Kyçi është që të gjitha ushtrimet të bëhen shumë ngadalë:10 sekonda duke ngritur peshën dhe 10 sekonda duke e ulur përsëri. Thonë se kjo inkurajon muskujt që të angazhohen në mënyrë më efikase, që do të thotë që ju mund të merrni rezultate me vetëm dy stërvitje 20-minutëshe në javë.
Ushtrime ‘Gyrotonic’
Seymour ka folur gjithashtu për Gyrotonic – një formë ushtrimi për të forcuar dhe zgjatur muskujt gjatë kryerjes së lëvizjeve rrethore, dhe gjithashtu të përfshini ushtrime të frymëmarrjes, si në yoga. Ushtrimi thekson rëndësinë e fleksibilitetit, veçanërisht në pjesën e prapme.
Baleti
Që në moshë të re, Seymour e etur për kërcim, ka fituar një bursë baleti në një shkollë të arteve skenike. Por pasi pati një dëmtin në gjunjët e saj ajo iu kushtua aktrimit.
Por dhe sot, Jane demonstron disa nga aftësitë e baletit në Instagram.
“Ndonjëherë bëj ushtrime baleti kudo që të jem, madje edhe në aeroporte duke pritur për bagazhet!”
Ecja e shpejtë
Çdo ditë, Seymour përpiqet të shkojë për një shëtitje të shpejtë përgjatë plazhit ku jeton në Kaliforni. Me një vend kaq piktoresk për të ecur, ajo thotë se nuk ka “asnjë justifikim” për të mos dalë jashtë dhe për të ruajtur ritmin e zemrës
Golfi
Seymour gjithashtu poston në rrjetet sociale dashurinë e saj për golfin, të cilin ajo e luan me miqtë dhe familjen. Hulumtimet tregojnë se golfi mund të japë përfitime shëndetësore. Si fillim, mund të grumbulloni disa kilometra duke ecur nëpër fushë. Aspekti shoqëror i lojës mund të jetë gjithashtu shumë i vlefshëm për shëndetin tuaj: kontakti i rregullt me ??njerëz të tjerë ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe aftësive mendore.