Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktorja e njohur: 2020-ta, një nga vitet më të këqija dhe të dhimbshme për mua

21:19 / January 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Lubonja 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e famshme shqiptare, Monika Lubonja e ka konsideruar 2020-ën si një nga vitet më të dhimbshme dhe më të këqija të jetës së saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rreth dy muaj më parë ajo u infektua nga COVID-19 dhe e konsideroi “një luftë mes vdekjes dhe jetës”.

Ndërsa rrëfeu se pandemia ka ndikuar edhe në karrierën e saj si aktore.

Ajo u shpreh se nuk mund t’i bënin shfaqjet në teatër, si edhe publiku nuk mund të ishte i pranishëm në skenë.

Monika Lubonja shprehu lumturinë për mbarimin e vitit 2020 dhe se është gjithë shpresë për vitin e ri që sapo kemi hyrë.

“2020-ta për mua ka qenë pak e dhimbshme do të thoja, sepse nga profesoni që kemi u kufizuam shumë, shfaqjet që ne kemi nuk mund t’i bënim më në teatër, spektatori s’mund të ishte i pranishëm por edhe aktivitetet e mia private, që lidheshin me fëmijët ishin gati të pamundura këtë vit për shkak të kësaj sëmundje që ra. Këtë vit nuk e kam përjetuar mirë, do e quaja si një nga vitet më të këqija dhe më të dhimbshme të jetës sime. Sa mirë që kaloi dhe jam tërë shpresë për 2021-shin.  Ngjyrën jeshile nuk e heq më,”- u shpreh aktorja në emisionin “Rudina”.

Pas infektimit me COVID, Monika Lubonja e bëri publik lajmin vetë me anë të një postimi në Instagram ku u bënte apel prekurve që të tregonin kur janë me COVID.

Ajo u shpreh se duke e mbajtur të fshehtë infektimin, po “vrasim njëri-tjetrin”.

Aktorja shkroi se kush nuk e ka provuar sëmundjen nuk i kupton efeket e saj, por sipas saj të prekurit e dinë që kjo është “një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes.”

Monika Lubonja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.