Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Akuza për gjenocid dhe krime lufte në Ukrainë, zv.kryeministrja: Rusët kanë përdhunuar dhe vrarë shumë gra

11:36 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123565703 de16 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatënjë daljeje publike në emisionin “Sophy Ridge” në televizionin “Sky News”, zvendëskryeministrja e Ukrainës lëshoi akuza të rënda ndaj Rusisë ku i bëri përgjegjës ata për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.

Zv. kryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna deklaroi se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.

Ndër të tjera, zyrtarja u zotua gjatë intervistës se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do akuzojë trupat ruse për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.