Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka dorëzuar në SPAK padinë për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun. Kjo padi nga ana e Sulit është bërë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më konkretisht padia lidhet me ndërtimin e një thertorje në Laknas, leje të cilën e ka dhënë Mziu kur ishte në krye të Bashksië.
Për thertoren ka pasur debate vite më parë mes banorëve, Mziut dhe Sulit. Në atë kohë u tha se një sipërfaqe pyjore do të prishej për tu ndërtuar një thertore delesh. Banorët e kundërshtuan me forcë ndërtimin në 2019-ën, duke thënë se nuk do ta lironin pyllin që ata vetë e kanë mbjellë prej më shumë se 100 vitesh. Suli në atë kohë raportoi se kishte bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës për këtë leje që është nxjerrë nga Mziu.
U bënë dy vite që Suli është në krye të Bashkinë e Kamzës, ndërsa Mziu së fundmi është angazhuar në fushatën e PD-së si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
