Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzat e Albana Vokshit, zv.ministri i Mbrojtjes: Përgjigje për të papërgjegjshmen, PD është rëndë

17:52 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petro 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas publikimit të videos nga PD të cilët pretendojnë se ministrja Olta Xhaçka udhëton me helikopter ka reaguar zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Në një postim në Facebook ai shkruan: “PD është rëndë! Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave. Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë!

Dhe ulërin pale… pse nuk bëni si kam bërë unë, sepse duan patjetër që qeveritë t’u duken njerëzve njësoj. Simfoni intrige per orkester dhe babale! Por publiku meriton një sqarim!

Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë! Janë përdorur, vetëm për punë e për detyra funksionale, kur përdorimi i helikopterit është një e drejtë që ministrit apo kujtdo tjetër ia njeh ligji! Prej 2013-ës e këtej, helikopteret e FA-së nuk janë përdorur kurrë as për të transportuar në fushata ministra e kryeministër siç ndodhte në kohën e Berishës president apo Berishës kryeministër!

Nuk janë përdorur kurrë për të çuar fëmijët, familjarët apo të afërmit e kryeministrit apo ministrit për pushime e sebepe, vizita familjare si në kohën e këtyre që flasin sot, nuk janë përdorur kurrë për të kërkuar thesare siç bënin paturpësisht këta që flasin, nuk janë përdorur kurrë helikopterët e ushtrisë për të transportuar Miss-e apo për të bërë videoklipe këngëtarësh si në kohën e këtyre që flasin.

Dhe nuk janë përdorur kurrë as mjetet e tjera e as efektivët e FA-së siç ndodhte në kohën kur Shtabin e drejtonte shefi i shtabit të shpifjeve në PD për të hapur me nxitim rrugë elektorale meqe PD-në e kishte zënë halli i rënies nga pushteti.

Këta të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se ç’thonë, duhet të mësojnë të shkuarën e familjes politike ku militojnë. Është koha që PD të kërkojë falje dhe jo llogari. Është koha që PD të ndalojë intrigën e të fillojë vetërrëfimin!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.