Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akuzat e Nokës, Gjiknuri: E kisha paralajmëruar! Po përgatisin alibinë e humbjes

18:51 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dekriminalizimi gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e Flamur Nokës për shit-blerje të votës në Elbasan. Gjiknuri, që është dhe drejtues politik i këtij qarku, deklaroi se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës që i pret më 14 maj.

“Dega e Foltores në Elbasan ka valëvitur sot Flamurin me akuza bombastike për blerje e shitje votash. Për të qeshur e për të qarë! Po bëjnë fiks atë që unë e kam paralajmëruar e thënë prej disa ditësh në çdo takim me qytetarë të Elbasanit. E kam thënë qartazi se trajektorja e sjelljes së foltores në Elbasan do kalojë në disa faza. E para, faza e euforisë dhe thashethemnaja që përhapën se Gledian Llatja nuk do të rikandidohej për një mandat tjetër. Dolën blof!  E dyta, thellimi i euforisë teksa hërhapën thashethemnajën sikur Edi Rama e paska lëshuar Elbasanin në tavolinë për Berishën dhe Metën. Sigurisht dolën blof! E treta, kaluan tek faza e premtimeve tullumbace me sheshxhirime filmash e Disney Land apo kompani fantazma që do të investonin qindra miliona euro. Lan nam!  Tanimë kemi mbërritur tek faza e katërt, përgatitja e alibisë së humbjes! Pasi e kanë kuptuar se humbjen e kanë të sigurtë, kanë filluar të akuzojnë se gjoja po ua vjedhin votat”, thekson Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve shprehet se Elbasani në 14 Maj do të vendosë qartazi të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara. Ai deklaroi se inkurajon plotësisht çdo institucion ligjzbatues përfshirë dhe SPAK-un të vëzhgojë nga afër sjelljen e çdo individi në Elbasan para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

“Nuk ka asgjë që e ndal Elbasanin! Elbasani në 14 Maj do të vendosë qartazi të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara, nga ata që nuk pranojnë vullnetin e zgjedhësve dhe refuzojnë të njohin humbjen! Inkurajoj plotësisht çdo institucion ligjzbatues përfshirë dhe SPAK-un të vëzhgojë nga afër sjelljen e çdo individi në Elbasan para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor! Veçanërisht kërkoj monitorimin e familjarëve të Luçiano Boçit të cilët lëvizin natën me çanta nëpër shtëpitë e qytetarëve! Elbasani as nuk shitet, as nuk blihet! Elbasani ecën vetëm përpara! Kurrë më mbrapa”, nënvizon Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.