Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër akuzave të opozitës sa i përket projektit rrugor Milot-Fier.
Rama shkruan në Twitter se sulmet vijnë pa nisur ende gara, ndërsa e quan të turpshme gjuhën e përdor nga Partia Demokratike.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin. Turp” – shkruan Rama.
Partia Demokratike ka hedhur më parë akuza ndaj qeverisë në lidhje me garën për rrugën Milot-Fier, duke thënë se fituesi është paracaktuar dhe do të përdoret një kompani greke, prapa së cilës fshihen sipërmarrës shqiptarë.
Nëpërmjet Dorian Telitit, drejtorit të kabinetit të Lulzim Bashës, PD është shprehur se Rruga Milot-Fier prej 1.2 miliardë euro është afera më e madhe korruptive e qeverisë