Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili nga opozita përmendet si i përfshirë në dosjen 184, e cila ka të bëjë me zgjedhjet në Dibër. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Manja tha se për këtë çështje do të flasë politikisht vetëm pasi të jetë shprehur drejtësia.

Ulsi Manja: Dosja 339 dhe 184 me të cilën ai ka marrë pis të bëjë pis gjithë dynjanë dhe këtu do të jemi. Do të shohim edhe dosjen 339 dhe dosjen 184 kur të flasë drejtësia.

Beti Njuma: Janë dosje që përmendi edhe gazeta gjermane Bild..

Ulsi Manja: Nuk më intereson çfarë përmend asnjë lloj shtypi, asnjë lloj portali dhe asnjë media vendase apo ndërkombëtare përsa kohë nuk kanë folur institucionet përgjegjëse të vendit im. Unë do të flas për të dyja ato dosje politikisht pasi të flasë drejtësia. Unë jam një nga njerëzit që kryetari i opozitës më ka përmendur për dosjen 184 dhe nuk i jam përgjigjur deri tani dhe nuk kam ndërmend ti përgjigjem akoma deri ditën kur dosja 184 të shkojë në gjykatë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik, çfarë vepre ka, kush janë personat e përfshirë dhe në rast se do të dalë e kundërta, natyrisht secili do të vendosë dinjitetin e vet në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here