Edi Paloka, nënkryetari i PD-së ishte i ftuar këtë mëngjes në “Dita Jonë” në A2CNN ku hodhi akuza të rënda ndaj ish eksponentëve të Partisë Demokratike. Ai tha se disa prej tyre kanë bashkëpunuar me Edi Ramën për të pasur përfitime personale.
Nënkryetari i PD-së, i pyetur për pakënaqësitë e figurave historike si Arben Imami dhe Jozefina Topalli, u përgjigj se “nuk i shoh dhe nuk i lexoj më”, duke shtuar madje se “kishin dikur një emër, por po e hedhin në plehra”.
Më vonë, por pa përmendur emra, Paloka deklaroi se disa “funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën që në 2013, për të pasur përfitime personale”.
I pyetur për emra të përveçëm, ai refuzon por sqaron se nuk e ka të paktën me Topallin, sepse ajo thjesht “e ka inatin me Bashën, kjo e bën të dali kundër partisë së saj”.
