Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë sot para gjykatës speciale e cila ka konfirmuar akuzat ndaj tij.
Bëhet fjalë për akuzat kur Krasniqi ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Ai tha se është intelektual dhe jo kriminel, dhe asnjëherë në deklaratat e tij nuk ka treguar gishtin ndaj popullsisë civile, por ka luftuar Serbinë politikisht.
“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e se më trajtohet mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. E theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë sepse nuk ka qenë qëllimi ynë, po lufta kundër okupatorit që ka bërë krime e gjenocide në Kosovë. Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual, jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë, kurrë në asnjë deklaratë timen se kam treguar gishtin në popullsinë civile. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik e as mysliman dhe kjo për mua është fyese dhe për mua dhe për vendin tim”, tha Krasniqi.
