Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë reaguar lidhur me akuzat në adresë të këngëtares së njohur Eli Fara.

Artistët nënvizojnë se janë pranë mikes së tyre dhe se besojnë plotësisht se gjithçka është një sajim.

Në një koment ata shprehin indinjatën e tyre duke i konsideruar shkrimet si një abuzim.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Këtë lajm të pa bazuar e kanë nxjerë shumë media dhe ne kemi reaguar në shumë prej tyre. Jemi 100% me mikeshën tonë që e njohim aq mirë sa do t’i besonim gjithçka të vërtetën. Eli Fara dhe Aurela Gaçe janë dy ndër mikeshat tona më të mira dhe jemi vetëm me to dhe asnjë abuzim që përdorin faqet për të shitur shkrime koti për të bërë rëmujë” , shkruan Endri dhe Stefi.

Ditë më parë, në media qarkulluan akuza ndaj këngëtares Eli Fara ku pretendohej se ajo ishte e punësuar në dy ministri gjatë qeverisjes Berisha dhe se bënte udhëtime jashtë vendit e shoqëruar nga ish ministri Fatmir Mediu.

Vetë këngëtarja reagoi për të përgënjeshtruar lajmin ku e konsideroi si një sulm keqdashës ndaj saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here