Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pati një takim me gjimnazistë ku nuk ngurroi t’i përgjigjej kryeministrit Edi Rama për akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj SPAK.
Sipas Kryemadhit, Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, i cili ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di shumë mirë mirë. Gjithashtu, ajo tha se kryeministri ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.
“Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj saj por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, kujtojmë se Rama paraditen e sotme gjatë Asamblesë kombëtare të PS-së ka kritikuar SPAK se nuk po heton siç duhet për të nxjerrë para drejtësisë peshkaqenët e mëdhenj.
