Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë në orën 18.00 lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha për fshehje të numrit të vdekjeve nga COVID.
“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi shifrat nga morgu, ku sipas tij janë fshehur numri i saktë i vdekjeve. Jo më larg se sot PD përmes Bardh Spahisë kërkoi të nisin hetimet për këtë fakt.