Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prononcimin për mediat që dha pak më parë, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Di Maio, u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta që ka pretenduar në lidhje me fshehjen e vdekjeve nga COVID në vend.
“Gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për prokurorinë që të sekuestrojë të dhënat në morg. Lajmi është vërtet shokues. Denoncimi nuk ka ardhur nga PD por nga personeli i nderuar shëndetësor. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Që të manipulojë të dhënat Rama?”, tha Basha.