Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Akuzat për parregullsi, MSH: Spitali i Tetovës, i ndërtuar sipas standardeve

13:10 / September 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20 696x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka dalë me një reagim zyrtar pas përhapjes së informacioneve se gjatë ndërtimit të spitalit modular në Tetovë ka pasur lëshime.

Në reagimin zyrtar, MSH thotë se të gjitha spitalet modulare në shtet janë ndërtuar sipas standardeve të larte mjekësore dhe të sigurisë.

Sipas ministrisë, qendrat modulare Covid përfshirë edhe atë në Tetovë, janë hapur pas kontrollit teknik.

“Gjatë ndërtimit të të gjitha spitaleve modulare, materialet e implantuara janë të certifikuara. Ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë është projektuar me tre hyrje, korridoret janë të gjera 2.4 metra dhe parmakët e dritareve janë të ulëta për raste evakuimi. Në këto objekte nuk është përdorur dru, dhe janë vendosur të gjitha elementet tjera të nevojshme për mbrojtje.

Pas lëshimit në përdorim, është bërë pranim teknik. Gjatë ndërtimit ka përshkrime të dokumentuara për vërejtje teknike të parëndësishme – mbulesa dyshemeje silikoni, nivelimi i sifonit në tualet, shtrirja e një pjese të ulluqeve, etj. Pas këtyre kërkesave, ato u korrigjuan para se të viheshin në përdorim dhe të shtroheshin pacientët në spital. Këto dokumente do t’i dorëzohen publikut dhe mediave për shqyrtim që sot”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se spitali në Tetovë i ka të gjitha certifikatat e nevojshme për mbrojtje nga fatkeqësitë.

“Bëjmë thirrje të mos spekulohet me informacione të tillë. Ministria e Shëndetësisë pret që ekspertët dhe organet hetimore të hetojnë sa më shpejt këtë rast të tmerrshëm. Të gjitha aspektet e çështjes duhet t’i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të shpejtë dhe sigurisht përgjegjësisë nëse hetimi e tregon këtë. Vetë qendrat modulare të kovidit kanë qenë dhe janë akoma vendimtare në trajtimin e pandemisë dhe shtrimin në spital të pacientëve. Ato janë ndërtuar sipas standardeve më të larta, dhe prokurimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë është në përputhje me standardet për spitale të tilla që përdoren në shumë vende të botës.” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kush është Natalie Harp asistentja që ka trazuar mediat 24 orët e fundit për spekulime mes raportit të saj me Trump

18:40 / August 19, 2026

Shkrimtari i “The Simpsons”, kandidat për president në SHBA

18:21 / August 19, 2026

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky shkarkon zyrtaren e lartë të Presidencës! Nën hetim skema e pastrimit të 3.4 milionë dollarëve

17:40 / August 19, 2026

Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

12:37 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.