Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuzat për pastrim parash, Adriatik Llalla ankimon zgjatjen e hetimeve me 3 muaj

16:04 / March 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llalla 660x330 905x395
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar vendimin e prokurorisë për të zgjatur hetimet ndaj tij.

Kujtojmë se Llalla, është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Rreth një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve, ndërsa me anë të një kërkese të regjistruar në datë 25 mars në Gjykatë, Llalla kerkon mbylljen e tyre, duke e konsideruar të padrejtë vendimin.

Ankimimi i parë

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi në 8 gusht ankimimin e Adriatik Llallës, lë në fuqi sekuestron preventive ndaj disa pasurive te tij vendosur nga shkalla e pare. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shqyrtoi verdiktin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca u iniciua pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi u zhvillua në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime. Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.

Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë/ Lënda plasëse i vendoset një makine, shkaktohen vetëm dëme materiale

11:40 / July 8, 2026

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.