Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 5 efektivë të policisë së Fierit

14:59 / February 1, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8974
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Fier, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Në gjykatë u kërkua marrja e sigurisë ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 363/2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Fier-Berat.

Pas kryerjes së veprimëve hetimore që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Judiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.62-2024-1035, datë 31.01.2024, është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe caktimi i masave të sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit E.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit D.V, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit E.B, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit V.Th, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit F.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një vrasje për hakmarrje në Kurbin, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike

13:03 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.