Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh.
Në kuadër të operacionit “The night”, uniformat blu kanë arrestuar të riun, e identifikuar me inicialet J.T.
“Shtetasi J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht: – Më datë 07.06.2022, në rrugën “Panorama”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.; – Më datë 02.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.; – Më datë 07.09.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.; – Më datë 12.09.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.”, thuhet në njoftimin e policisë.
