Joana Sanz, bashkëshortja e Daniel Alves, bëri publike divorcin nga lojtari i arrestuar që prej janarit në Barcelonë pas akuzave për përdhunim ndaj një të reje në një klub nate në Barcelonë.
Pas kësaj, ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas, i ka shkruar një letër modeles Joana Sanz, nga qelia e burgut.
“Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tënd dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans. Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës.”
Brazilianit iu refuzua kërkesa fillestare për lirimin me kusht. Mbetet për t’u parë se sa do të duhet të presë futbollisti që çështja të shkojë në gjyq.