Ajsi Xhaxhaj do të kujtohet gjithmonë si vajza e vogël e ‘Kripëmjaltëzave’, që krijoi shumë zhurmë me regjisorin Leonard Bombaj.
Mes tyre u zhvillua një debat i gjatë, në lidhje me disa deklarata rreth ngacmimeve seksuale. Mirëpo, mesa duket kohët kanë ndryshuar dhe Ajsi tashmë është rritur.
Ajo ka vijuar me karrierën e saj si aktore, njëherazi është kthyer edhe në një personazh të pëlqyer për publikun.
Së fundmi, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me të dashurin, portreti i të i cilit nuk pasqyrohet i gjithi, por mbetet misterioz.

