Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alarm grabitjesh në Fier/ 20 raste në dy muaj, 5 prej tyre janë vjedhje me mashtrim

12:35 / February 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8427
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritet ndjeshëm numri i vjedhjeve në qytetin e Fierit. Mbi 20 raste janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, 6 prej të cilave vjedhje me mashtrim. Një shifër e konsiderueshme kjo, në raport me popullsinë e qarkut.

Të gjitha rastet janë dokumentuar nga Policia e Fierit dhe përfshijnë autorë të grupmoshave të ndryshme. Objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë farmaci dhe biznese të ndryshme në qytet.

Sipas avokatit Ervis Goxhaj, faktorët kryesorë që i shtyjnë personat drejt kryerjes së këtyre veprave penale lidhen me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë. Një pjesë e autorëve rezultojnë gjithashtu përdorues të lëndëve narkotike.

“Shumica e personave që kryejnë veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, kanë probleme ekonomike dhe janë të papunë. Një pjesë e tyre janë përdorues të lëndëve narkotike dhe për shkak të varësisë shtyhen të kryejnë këto vepra për të siguruar të ardhura. Në rastet kur përdoret dhunë apo sende të forta, ligji parashikon dënime më të rënda”, shprehet avokati Ervis Goxhaj.

Përveç vjedhjeve të zakonshme, janë evidentuar edhe 6 raste të vjedhjes me mashtrim, forma më të sofistikuara të veprës penale, ku autorët përfitojnë shuma të konsiderueshme parash duke premtuar kryerjen e veprimeve juridike që në realitet nuk realizohen.

Shqetësues mbetet fakti se në disa raste autorët dyshohet të kenë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së vjedhjes, çka rrit rrezikun për përdorim dhune dhe përbën kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve që bien pre e grabitjeve.

alarm Fier grabitjesh mashtrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.