Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alarm përmbytjesh deri të enjten në të gjithë Ballkanin, ja shtetet që rrezikojnë

08:30 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e Ballkanit po përballen me një mot të egër me shira të dendur dhe me temperatura disi të pazakonta për këtë muaj.

Vala intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta ka goditur që nga mbrëmja e së dielës shumë rajone të Ballkanit Perëndimor, ku ka pasur edhe alarme për përmbytje.

Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj po dalin nga shtrati, duke rrezikuar disa fshatra.

Një zonë e presionit të ulët që u formua në pjesën perëndimore të Europës gjatë fundjavës është zhvendosur drejt juglindjes dhe tani është vendosur mbi detin Adriatik.

Ky lloj qarkullimi pritet të zgjasë të paktën deri të enjten, që do të thotë se vendet e Ballkanit, si dhe Italia, do të përballen me disa ditë shiu dhe përmbytje të mundshme. Stuhia ka sjellë tashmë sasi të konsiderueshme shi në rajon.

Në Kroaci, qyteti i Ogulinut arriti 93.7 milimetra në vetëm 24 orë, një sasi sa mesatarja mujore e muajit maj. Në Bihac, në Bosnje u regjistruan 84.2 mm shi. Bashkë me shiun ka pasur erëra të dëmshme që kanë rrëzuar pemët dhe linjat e energjisë elektrike në kryeqytetin kroat të Zagrebit.

Gjatë natës së të dielës dhe të hënën, era lëvizte me mbi 80 kilometra në orë. Më në jug, në qytetin e Splitit, erërat arritën pak më shumë se 86 km/h. Shiu i madh në Kroaci ka shkaktuar gjithashtu ngritjen e nivelit në lumin Puhar, që ka përmbytur komunitetet fqinje të Prijedorit, duke dëmtuar shtëpitë dhe bizneset.

Shi më i rrëmbyer pritet në ditët e ardhshme dhe kjo do të thotë përmbytje përgjatë bregut lindor të Italisë dhe rrezik përmbytjesh ehe në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë. Stuhitë e rënda gjithashtu do të sjellin një kërcënim tjetër për rajonin. Të enjten stuhia pritet të dobësohet

permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.