Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Alarmi: Adoleshenti humb shikimin, konsumonte patate të skuqura

21:48 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patatina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 17-vjeçar nga Bristol, në Britaninë e Madhe, dëmtoi kaq shumë shikimin sa u verbua, pasi prej kohësh hante vetëm patate të skuqura, Pringles (patatina) dhe bukë të bardhë. Me raste ai hante edhe ndonjë fetë proshutë apo salçiçe.

Testet treguan se ai kishte mungesë të theksuar vitaminash dhe dëmtime nga kequshqyerja.

Sipas asaj që shkruan BBC, adoleshenti kishte shkuar tek mjeku në moshën 14-vjeçare për shkak se ndihej i lodhur dhe jo mirë. Në atë kohë ai u diagnostikuar me mangësi vitamine B12 dhe iu dhanë suplemente. Por ai nuk i qëndroi trajtimit të dhënë nga mjeku dhe as nuk e përmirësoi dietën e tij ushqimore.

Tre vjet më vonë, adoleshenti u dërgua në spitalin e syve të Bristol, për shkak të humbjes progresive të shikimit.

Dr Denize Atan, që e trajtoi atë në spital tha: “Dieta e tij ishte praktikisht një sasi patatesh të skuqura, që e merrte çdo ditë në një dyqan pranë shtëpisë. Ai hante gjithashtu patatina dhe ndonjëherë feta buke e proshutë, por asnjë frut apo perime. Sipas tij arsyeja ishte faktin se stomaku nuk i toleronte shumë ushqime, kështu që patatet dhe patatinat ishin e vetmja gjë, që ai donte dhe ndjente se mund të hante”.

Dr Atan dhe kolegët e saj rikontrolluan nivelin e vitaminave në trupin e të riut dhe zbuluan se ai kishte mangësi të vitaminave B12, ashtu sikurse disa vitamina të tjera të rëndësishme, si dhe minerale, si bakër, selen dhe vitaminë D.

Gjendja me të cilën u diagnostikua i riu e quajtur neuropatia optike ushqyese, sipas ekspertëve është e trajtueshme nëse diagnostikohet herët. Nëse neglizhohet për një kohë të gjatë, fibrat nervore në nervat optikë vdesin dhe dëmtimi bëhet i përhershëm.

Dr Atan thotë se raste të tilla fatmirësisht janë tepër të rralla, megjithatë ajo u bëri thirrje prindërve që të bëjnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmën e ekspertëve nëse fëmijët e tyre hanë vetëm ushqime të caktuara

adoleshenti konsumonte Patate shikimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.