Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarmi i kryeprokurorit Çelaj për Elbasanin: Ngjarjet e fundit janë vetëm maja e ajsbergut…

12:26 / October 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsian celaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çelaj ka ngritur alarmin se krimi i organizuar po kontrollon qytetin e Elbasanit.

Në një takim me prokurorët ai kërkoi më shumë bashkëpunim me institucionet e tjerë ligjzbatuese, ndërsa inkurajoi prokurorët për hetim të pavarur.

Sipas tij, nuk mund të tolerohet që një qytet të kthehet në skenë krimi dhe të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80.

“Niveli i krimit është në rritje. Kemi të bëjmë me krimin e rëndë, me krimin e organizuar. Në Elbasan po vihen re shenja të qartë të kontriollit të krimit të organizuar.

Këto janë shenja të qarta të krimit të organizuar dhe këto kërkojnë një përgjigje ekzemplare nga ana e strukturave të shtetit.

Një qytet nuk mund të tolerohet të kthehet në një skenë krimi. Këto janë ngjarje që janë vetëm maja e ajsbergut me atë që çfarë ndodh në Elbasan. As Elbasani dhe asnjë qytet tjetër nuk mund të kthehet në kontroll të grupeve kriminalë. Asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë se shtetit.

Niveli i bashkëpunimit duhet të ngrihet në nivele të tjera. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme. Shqipëria dhe aq më tepër Elbasani nuk mund të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm përballë krimit. Duhet të kërkoni mbështetjen e të gjitha strukturave”, tha Çela.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.