Presidenti i Shoqatës së Traumës Agron Dogjani ka dhënë alarmin për largimin e mjekëve duke kërkuar që qeveria të shpallë SOS, pasi pas disa vitesh nuk do të kemi mjekë ku të vizitohemi.
Ai ka folur për largimin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë jashtë vendit, duke i kërkuar qeverisë të gjejë mjetet dhe rrugët që t’i mbajë këtu.
“Qeveria duhet te shpalle SOS, te gjeje mjetet dhe rruget qe te mbaje keto kontigjente, jane truri i kombit, pas disa vitesh nuk do te kemi ku te vizitohemi”, është shprehur profesor Dogjani.
Dogjani foli për nevojën e një spitali të ri të Traumës, pasi sipas tij spitali është po ai por popullata është shtuar, aksidentet janë dyfishuar dhe duhen më shumë kapacitete akomoduese dhe hospitalizuese.
“Ne tashme kemi mungese kuadri mjekesor mbi 5 reanimatore. Kemi 8-9 reanimatore qe mbulojne punen voluminoze te gjithe kirurgjise”- tha ai, duke shtuar se janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar cka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma”, ka thënë ai.