Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Alarmi nga lija e majmunit/ Sa të shqetësuar duhet të jemi dhe si mund të mbrohemi?

18:17 / May 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lija e majmunit 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë dhënë alarmin për rastet në rritje në Evropë, por edhe më gjerë të lijës së majmunëve, një lloj infeksioni viral më i zakonshëm në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Që nga e shtuna, 92 raste të konfirmuara dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga 12 shtete anëtare që nuk janë endemike për virusin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OKB-së tha se pret të identifikojë më shumë raste të lijës së majmunëve pasi zgjeron mbikëqyrjen në vendet ku sëmundja zakonisht nuk gjendet dhe do të ofrojë udhëzime dhe rekomandime të mëtejshme në ditët në vijim për vendet se si të zbusin përhapjen e lisë së majmunëve.

SA E RREZIKSHME ËSHTË?

Rreziku për publikun e gjerë është i ulët në këtë kohë, u tha gazetarëve një zyrtar i shëndetit publik amerikan në një konferencë të premten, raporton Reuters.

Lija e majmunëve është një virus që mund të shkaktojë simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje dhe shfaqet me një skuqje të shoqëruar me puçrra. Shumica e njerëzve shërohen plotësisht në dy deri në katër javë, tha zyrtari.

Virusi nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2 që nxiti pandeminë globale COVID-19. Ekspertët besojnë se shpërthimi aktual i lijës së majmunit po përhapet përmes kontaktit me lëkurën.

“COVID përhapet nga rrugët e frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Ky nuk duket të jetë rasti me lijën e majmunit,” tha Dr. Martin Hirsch nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

SI MUND TË MBROHEN NJERËZIT NGA INFEKSIONI?

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që mund të jenë në rrezik ndërsa kujdesen për pacientët me vaksinën e lijës, e cila gjithashtu mund të mbrojë kundër lisë së majmunëve. Qeveria amerikane thotë se ka mjaftueshëm vaksinë kundër lijës të ruajtur në Stokun Strategjik Kombëtar për të vaksinuar të gjithë popullsinë amerikane.

Gjithashtu ka ilaçe antivirale që mund të përdoren për të trajtuar lijën e majmunëve në rrethana të caktuara, tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA.

Më gjerësisht, zyrtarët shëndetësorë thonë se njerëzit duhet të shmangin kontaktin e ngushtë personal me dikë që ka një sëmundje të skuqjes ose që nuk është mirë. Njerëzit që dyshojnë se kanë lije  majmuni duhet të izolohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor.

alarm lija e majmunit shenjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.