Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alarmi / Zbulimi i jashtëzakonshëm në Mesdhe mund të nxisë skenarët e luftës

11:48 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesdhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zbulim i rëndësishëm gazi në Qipro hap skenare të reja për Mesdheun lindor, si në aspektin energjetik ashtu edhe gjeopolitik, me rreziqe konkrete për sigurinë në rajon.

“Ilsole24 ore” shkruan se protagonistë të kësaj gjetje janë kompania amerikane “ExxonMobil”, që sëbashku me “Qatar Petroleum” kanë njoftuar suksesin në kërkimet e bëra në bllokun 10.

Pusi “Glaucus 1” ka evidentuar, sipas përllogaritjeve, burime mes 142 deri në 227 miliardë metra kub gaz.

Bëhet fjalë për një rezervë “gjigande”, më të pasurën që është gjetur në vitet e fundit në nivel global.

Ky zbulim mund të sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar që mund të sjellë në konkretizim projektin e gazsjellësit “East Med”.

Gazsjellësi, që do të lidhte Izraelin me Italinë, duke kaluar në Qipro dhe Greqi, ka edhe mbështetjen e Komisionit Europian që e konsideron si një projekt strategjik për diversifikimin e furnizimit kundrejt burimit rus, por që deri tani nuk është bërë asnjë hap para për ta financuar, shkruan SCAN.

Zbulimi i ri në Qipro, hap në fakt skenarë lufte të vërtetë, dhe jo vetëm tregtare.

Gazeta italiane shkruan se “Turqia, që nuk e njeh qeverinë filogreke të Qipros e as kufinjtë e ujërat territoriale, po bën kërkime në një distancë të afërt me pusin “Glaucus” 1 dhe tashmë ka nisur të ngrejë zërin”.

“Asgjë nuk mund të bëhet në Mesdhe pa Turqinë” ka deklaruar ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşolu.

“Do ua tregojmë ne atyre që vijnë nga larg, me kompanitë e tyre që këtu nuk mund të bëjnë asgjë pa ne”, ka shtuar ai.

Në fakt, kujtimi i Saipem 12000 është akoma i freskët; Anija e kërkimeve të kompanisë ENI vitin e kaluar u detyrua të tërhiqej nga Qipro pasi u rrethua për dy javë nga marina turke.

Glaucus mesdhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.