Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alban Beqiri “çmend” serbët: Ky është boksi i vërtetë, jo shou

20:53 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alban beqiri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me medaljen e bronzit të fituar në Kampionatin Botëror të Boksit, Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi.

Të shtunën në Beograd është mbajtur edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve, ndërsa serbëve vazhdon të mos u dalë inati, duke i vijuar vërshëllimat e tyre në drejtim të skuadrës së Shqipërisë. Ashtu sikurse kishte ndodhur gjatë të gjithë kompeticionit, në momentin e ngjitjes në podium, në drejtim të Alban Beqirit pati sërish vërshëllima nga tifozët serb të pranishëm në event.

Pas ceremonisë së medaljeve, boksieri shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Kjo është data më e rëndësishme e të gjithë karrierës sime. Jam shumë i lumtur që kam arritur të jem i pari në historinë e boksit shqiptar të sjell një medalje të Kampionatit Botëror. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të ngrihej flamuri kuqezi në mes të Beogradit për të përfaqësuar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe gjithë diasporën.

E them me bindje se gjatë gjithë jetës sime nuk kam bërë kurrë shou apo publicitet fals për boksin. Atë çfarë kam arritur e kam arritur me thjeshtësi, me shumë punë dhe duke u paraqitur ne ring si një luftëtar me shpirt të madh që kurrë nuk dorëzohet, derisa ia dola të bëj këtë arritje në këtë sport burrëror, duke përfaqësuar denjësisht vendit tim. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë krenar me mua dhe më kanë mbështetur”, shkruan medalisti i Botërorit në një postim të bërë në rrjetet sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.