Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani feston sot datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta. Por, ai që mund të veçohet nga mesazhet e tjera, është i bashkëshortit të saj, këngëtarit Alban Skënderaj.
Ai ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto të Miriamit, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë!”
Më herët, si dhuratë të parë, ai i dërgoi Miriamit një buqetë lulesh, shoqëruar me një pusullë ku shkruante: “Gëzuar dashuri! Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë. Je njeriu më shtrenjtë në jetë! Të dua pafund. Përgjithmonë bashkë!”.
https://www.instagram.com/p/CeLRKTsuSx2/