Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurtë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Mirëpo, gjatë 2020 ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo.
Nuk e dimë se çfarë ka rezervuar ai për këtë vit por le të themi se nisja duket e mbarë. Këngëtari ka ndarë ditën e sotme një video në llogarinë e tij të Instagramit, duke na njohur vetëm pak me këngën e re që pritet të sjellë.
Albani nuk zbuluar asnjë detaji sa i takon datës së publikimit, por na bëri edhe një herë të kuptojmë se sa shumë na mungojnë perlat e tij.
