Pas sfidës me Italinë, nesër Shqipëria luan ndaj Kroacisë, ndeshja e dytë në fazën e grupeve të Euro 2024. Gazetari Alban Xhihani, thotë se për formacionin ndaj Kroacisë mund të ketë ndryshime. Për të nuk ka ende asgjë zyrtare, por që ai mendon se trajneri Silvinjo mund të bëjë 2 ose 3 ndryshime.
Konkretisht, Hysaj mund të zëvendësohet me Ivan Balliun, dhe kjo për shkak të akuzave që kanë shpërthyer në internet ndaj mbrojtësit të kombëtares.
Zëvendësimi i dytë mund të jetë Arbër Hoxha që do t’i zërë vendin Seferit si titullar. Dhe ndryshimi i tretë mund të jetë Ismajli në vend të Arlind Ajetit. Por kjo mbetet për t’u parë se cila do të jetë 11-ja që do të hedhë në fushë Silvinjo.