Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Albana Osmani: Sot zgjedh të mbështes Lalin. Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

09:58 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albana osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn.

Postimi i plotë:

Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.
Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetjae vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave. A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?
Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit. Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë. Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit.

5e4882f8 1846 4674 9f70 9ad7b8ce2830

Alana Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë

15:09 / September 18, 2026

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026

7 mijë m² tokë e konfiskuar në Tiranë, strehë për kafshët e braktisura

12:04 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.