TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

08:39 / April 1, 2023

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon përdorimin e ChatGPT

00:00 / April 1, 2023

Kujdes! Nëse në telefonin tuaj iPhone shfaqet ky njoftim tregon se ka probleme serioze!

23:49 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

Albano Bogdo flet për problemet me shëndetin mendor: Kam ikur nga shfaqjet prej sulmeve të panikut

22:48 / March 15, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion” u fol për shëndetin mendor. I ftuar ishte aktori i njohur Albano Bogdo, i cili tregoi eksperiencën e tij. Ai u shpreh se ka vuajtur nga ankthi në adoleshencë, por mjekët në Sarandë, atje ku është rritur, nuk e identifikonin dot se çfarë kishte. Më pas, Bogdo tregoi se erdhi në Tiranë ku vuante nga sulmet e panikut. Ai tregoi se në disa shfaqje nuk ka marrë pjesë si pasojë e panikut.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga  zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.

Albano Bogdo u shpreh se sëmundjen ia zbuloi një farmaciste. Pas kësaj, tha se ka shkuar menjëherë për t’u vizituar, ku psikiatria i ka thënë se nga çfarë sëmundje vuante.

“Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thonin jo është i çmendur… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.

albano bogdo ankth shendeti mendor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Stresi tregon si është raporti i tij me Keisin pas ‘Big Brother VIP’

23:23 / March 31, 2023

Nominimi “kokë më kokë” me Kiarën, Efit nuk i del ‘inati’: Më erdhi inat që dola unë

23:07 / March 31, 2023

Në fillim e bullizonte, pastaj e bëri mik, ç’ndryshoi në raportin Efi-Luiz?

22:44 / March 31, 2023

Humbi 40 kilogramë për një vit, Marsela Çibukaj: Shpresoj mos të kthehen më

22:27 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023

NATO ndalon zyrtarisht stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet zyrtare

22:35 / March 31, 2023

Policia e Dibrës: I pavërtetë lajmi për dhunimin e shtetases në Bushkash të Matit

21:57 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

08:39 / April 1, 2023

Parashikimi i motit për sot

08:26 / April 1, 2023

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

08:22 / April 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.