Elvis Pupa ka reaguar pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj Beatrix. Bogdo postoi një status ku shkruante se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës.
“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës. 2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes. 3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”, shkruante Albano.
Në reagimin e tij nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, Pupa ka thumbuar hapur aktorin. Duke u shprehur se: “Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon shumë për karakterin e atij njeriu”.
