Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Albi Nako tregon të vërtetën për jetën e re mes Rai-t dhe Klanit

19:12 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Prej disa ditësh mediat në vend i kanë dedikuar hapësira të tëra lajmesh Albi Nakos, balerinit dhe koreografit të njohur shqiptar që tashmë pritet të nisë një karrierë të re artistike në Itali. Më shumë se sa vetë angazhimi i tij i ri, shumëkush u fokusua në komentet që i kishin lënë dy vajzat e njohura, balerina Klaudia Pepa, ish-bashkëshortja e tij që i uronte fat të mbarë dhe Alba Hoxha, balerina tjetër e Klanit që e pyeste hapur: “Domethënë na le”?

Kaq mjaftoi dhe zhurma në media u krijua mjaftueshëm për ta shndërruar atë në protagonistin e lajmeve rozë të këtyre ditëve të fundit. Ne të revistës “Class” vendosëm që ta kontaktojmë personalisht Albi Nakon dhe të bënim një bisedë telefonike me të për të mësuar më shumë detaje konkrete dhe interesante rreth zhvillimeve të reja në aspektin profesonial të Albit.

Albi 2

Në dukje të parë gjatë bisedës, lexohej qartë dëshira e tij për të mos zbuluar 100% detaje rreth angazhimit të tij në televizionin e famshëm italian të Rai-it, duke u shprehur se: “Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh”, u shpreh ai për “Class”!

Ndërkohë, nuk i shpëtoi interesit tonë fakti që ai do të jetë tashmë në udhëtime të vazhdueshme pune mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe meqënëse projekti i ri televiziv ka lidhje me baletin, ndoshta një përfshirje e Klaudias në të mund të ishte e mundshme!

“Janë të gjitha spekulime. Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin”, vijoi ai.

Duke na sqaruar kështu me gjithçka të re që ka lidhje me sferën e tij profesionale, projektet e pritshme, etj!/Class/

Albi Nako Rai tregon verteten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.