Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albin Kurti në Presidencë, Presidenti Begaj: Dakordësia e Ohrit duhet respektuar plotësisht!

12:35 / March 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti 2 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Tiranë, ku po takohet me të gjithë udhëheqësit e shtetit shqiptar. Së pari, ai u ndal tek Presidenti Bajram Begaj. Takimi mes të dyve zgjati rreth 30 minuta. Zyra për shtyp e kreut të shtetit ka bërë me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë takimi i Ohrit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

Duke u ndalur te rezultati i takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu mësohet se Presidenti Begaj ka shprehur besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Pas takimit me Begajn, Kurti iu drejtua Kryesisë së Kuvendit ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kurti do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama me të cilin do të zhvillojë një drekë pune në vilën qeveritare 30 në kryeqytet. Kjo është vizita e parë e Kurtit për këtë vit në Shqipëri dhe vjen menjëherë pas takimit ndërmjetues të Bashkimit Europian më 18 mars në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Albin Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.