Krahas protestave dhe qëndrimit pranë godinës së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ndërmarrë edhe një tjetër hap ligjor, duke depozituar padi në Prokurori kundër shembjes.
Padia vjen pasi një ditë më parë u publikua vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit. “Nga pesë inxhinierë që kanë firmosur këtë akt të ri, i janë referuar aktit të konstatimit të 2018 të firmosur nga 10 inxhinierë që kanë emrin. Në atë akt konstatimi ka një përshkrim të përgjithshëm dhe është marr për bazë ai dokument dhe mbi atë bazë ata kanë propozuar prishjen e objektit. Që të vendosësh prishjen e objektit, tre nga pesë inxhinierët nuk kanë qenë asnjëherë në objekt”, thotë përfaqësuesja e Aleancës.
Bëhet e ditur se janë pikërisht këta tre inxhinierë për të cilët është depozituar në prokurori kallëzimi për shpërdorim detyre.
