Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleancë me PD? Astrit Patozi zbulon planet

17:59 / October 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin aleanca me PD dhe Lulzim Bashën, është e pamundur, kjo për shkak se ky i fundit e sheh partinë si një biznes fitimprurës. Për Patozin, Basha kërkon rotacion dhe jo ndryshim, parim për të cilin kreu i BD-së, thotë se bie ndesh me bindjen e forcës politike që ai drejton. Në studion e Report Tv, Patozi tha se i ka përcaktuar partitë që do të bëjnë aleancë për zgjedhjet e 25 prillit, këtu nuk ka përjashtuar as partitë e reja që po lindin.

“Ne kemi përcaktuar gjërat më të rëndësishme që një parti duhet të bëjë, kemi përcaktuar strategjinë, aleatët e mundshëm dhe këto janë thelbësore dhe mund të jemi e para që i kemi mbyllur këto, ndërkohë që të tjerët. Aleatët e mundshëm janë ata që e mendojnë Shqipërinë si ne, që kërkojnë ndryshimin, jo rotacionin. Forca të tilla ka në treg, të tjerë kanë paralajmëruar qe do të dalin dhe ne mezi presim që të bashkëpunojmë. Pra që të ketë një pol të tretë, ka qeverinë e korruptuar nga njëra anë, dhe opozitën e kompromentuar. Me Bashën mund të pi kafe, mund ta takoj, mund të shkojë edhe në dasmën e njëri tjetrit, me Bashën më ndan gjëra konceptuale. Bashës i uroj jetë të lumtur në familjen e tij dhe kudo në jetë, por e kam të pamundur që të gjej një emërues të përbashkët me të,për aq kohë e konsideron politkën si një biznes fitimprurës dhe partinë si një ndërmarrje fitmprurëse”, tha Patozi.

Nëse Bindja Demokratike nuk do të arrijë objektivat e vendosur para 25 prillit, Patozi nuk e përjashton mundësinë për të dhënë dorëheqjen. Synimi është që BD të jetë një forcë përcaktuese qeverisëse.

“Do marr vendimet e duhura siç i kam marrë gjithë jetën, kam ma përgjegjësi dhe kur s’i kam pasur të plotë. Por nuk do të varet nga rezultati personal, por nga objektivi. Futja apo jo në parlament është objektiv shumë i vogël,  nëse do ishte ky do isha shumë i vogël, ne kemi disa objektiva dhe nëse nuk i realizojmë do marrë vendimin e duhur, objektivi ka të bëjë me grupin. unë mund ta marr mandatin, por nuk realizohen objektivat e rupit, unë do e marr vendimin e duhur”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.