Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleatët e Zelenskyy-t: Ka vetëm një kompromis që mund ta bëjë Putinin ta ndalojë luftën

13:39 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123036949 gettyimages 1235149869
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e presidentit ukrainas, Voldymyr Zelenskiy thonë se Vladimir Putin do ta pranojë një kompromis për neutralitetin e ardhshëm të Ukrainës vetëm nëse ai përballet me një kërcënim të besueshëm për bazën e tij të fuqisë ekonomike nga një përjashtim i shpejtë dhe i përhershëm i eksporteve të naftës dhe gazit të Rusisë nga tregjet e saj fitimprurëse europiane, shkruan “The Guardian”.

Qeveria ruse merr 40% të të ardhurave buxhetore nga eksportet e energjisë. Por Ukraina po përballet me rezistencën kokëfortë nga Gjermania, e cila këmbëngul se ekonomia e saj do të zhytet në recesion nëse papritur humbet qasjen në gazin dhe naftën ruse.

Në një intervistë që pasqyron presionin moral nën të cilin Gjermania ka për të bërë më shumë, ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, pranoi se Europa në të kaluarën e ka ushqyer Ukrainën me premtime të rreme, por tha se Gjermania nuk mund ta përballonte “humbjen e qindra mijëra vendeve të punës”, që do të kërkonte një embargo të plotë të energjisë. Ai tha se Gjermania në rastin më të mirë mund të çlirohet nga qymyri rus deri në vjeshtë, nga nafta e saj deri në fund të vitit, por nuk mund të caktojë asnjë datë për t’i dhënë fund varësisë gjermane nga gazi.

Bllokimi po i lë aleatët kryesorë të Zelenskiyt të ndihen të frustruar dhe duke i bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së që ta përdorin G7-ën në përpjekje për ta bindur kancelarin gjerman Olaf Scholz ta nënshkruajë një plan kohor perëndimor për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse./ Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.