Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleatët opozitar: Ja emrat e qeverisë tranzitore me “veteranët” e PS/ PD

12:56 / May 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleatet ne Fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveri tranzitore me emra të cilët kanë integritet moral e politik, e zgjedhje të parakohshme brenda 6 muajve. Janë këto propozimet e aleatëve të Partisë Demokratike gjatë takimeve që kanë nisur të zhvillojnë e strukturat nëpër Shqipëri. Nga Fieri grupimi i qendrës së djathtë përsërisin se zgjedhje pa opozitën në 30 qershor nuk do të ketë.

Nuk tërhiqen opozitarët nga vendimi për zgjedhje të parakohshme. Pas Tiranës dhe Durrësit, “Forumi për zgjedhje të lira”, i organizuar nga “Grupimi i Qendrës së Djathtë”, është ndalur në qytetin e Fierit.

Kryerepublikani Fatmir Mediu rendit emrat e mundshëm që janë garanci për qeverinë tranzitore sipas tij.

“Po e filloj nga Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Arben Malaj, Arta Dade, Et’hem Ruka, Ndre Legisi, po e vazhdoj me të djathtët, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Maksim Cikuli, Myqerem Tafaj, Anila Godo, dhe intelektualë e akademikë të këtij vendi që e duan vendin e tyre, të cilët mund të jenë pjesë, të një qeverisje tranzitore dhe për 6 muaj, ne të shpëtojmë nga e keqja, të vendosim vetë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Mediu.

Në bashkëbisedimin me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë aleatët historikë të Partisë Demokratike, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe, gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me “Platformën për marrëveshje kushtetuese” me 12 pika të prezantuar pak kohë më parë.

“Mjerimi në vendin tonë ka një emër, ai është Edi Rama. Shqipëria nuk e meriton Edi Ramën në krye të administrimit të punëve të veta”, tha Vangjel Dule.

“Ne do ti dërgojmë Edi Ramës se në aventturën e tij për të realizuar zgjedhje në 30 qershor do të jetë i dështuar, zgjedhje pa opozitën legjitime në Shqipëri nuk do të ketë”, tha Ndoka

“Grupet e interesit të kësaj qeverie nuk janë biznesmenët e ndershëm, nuk janë qytetarët shqiptarë por janë ata që i sollën në pushtet”, tha Duka

“Ky po shkel përditë të drejtat e qytetarëve, po merr institucionet një nga një. Ç’mendoni se mund të bëj një popull i vogël, i varfër pa ndonjë traditë demokratike? Edi Rama duhet të iki sepse ju ka futur dorën në xhep”, tha Shehi.

Duke komentuar dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara nga opozita e bashkuar, ata i kanë bërë apel qytetarëve për vijimin e qëndresës ndaj mazhorancës

Fatmir Mediu Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.