Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleati i Ramës i pakënaqur nga zgjedhja e Metës President

20:39 / April 28, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 13 600x400 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleati i Ramës, Spartak Ngjel ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës.

Ai në një status në “Facebook” shkruan se “një hajdut u bë mbret”, për këtë zgjedhje.

 

Ngjela thotë se zgjedhja e Metës President është pritur me interes edhe nga Berisha në çadrën e lirisë.

 

REAGIMI

Çfarë po ndodh në Tiranë?

“Ç’është ky sheqer kismet;

Një Hajdut sot pamë mbret”…

Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?

Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.

Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë:

Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?

Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.

Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.

Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.

Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.

Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.

 

Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.

Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?

Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.

Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt./TiranaNews/

Meta Ngjela Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.