Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai theksoi në emisionin “Ilva Now” se më 25 prill për votën preferenciale do të votojë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili në listën e PD-së mban numrin 5.
“Unë vetë ndaloj tek 5. I vlerësoj të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar për këtë vend. Po do bëj një kompromis, po votova vetë për 5, do t’u kërkoj të tjerëve të votojnë për 7. Unë kam dy njerëz në jetën time që i vlerësoj shumë. Njeri është Sabri Godo, i cili ka qenë mësuesi im politik, njeri i jashtëzakonshëm dhe z. Berisha si shtetar, i cili ka bërë për Shqipërinë gjëra të jashtëzakonshme dhe ne duhet të vlerësojmë të mirat”, tha ai.