Ish deputeti i PS Arben Ndoka, i liruar disa javë më parë nga burgu pas arrestimit me operacionin “Vol-Vo 4”, kujton sot 21 janarin 2011 ku mbetën 4 viktima, ndër të cilët edhe Aleks Nika nga Lezha.
Nika ishte shoku i fëmijërisë së Arben Ndokës i cili më herët ka bërë përgjegjës ish ministrin e Brendshëm të asokohe, sot kreu i PD, Lulzim Basha për vrasjen e tij.
Sot Ndoka nuk ka dhënë asnjë mesazh por thjesht është mjaftuar me kujtimin e tij duke publikuar disa foto nga homazhet në Bulevard.