TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Sherr me thika në Tiranë, përfundon në spital 24-vjeçari

20:59 / June 3, 2023

Arrestimi i zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë, Ngjela: SPAK nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë

20:44 / June 3, 2023

Modelja shqiptare: Amerika më ka ndihmuar shumë. Çdo njeriu i sugjeroj New York-un për të jetuar

20:24 / June 3, 2023

Protestë masive në Beograd, qytetarët kërkojnë largimin e Vuçiç

20:08 / June 3, 2023

Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, arrestohet autori! Në banesë kishte municion luftarak

19:57 / June 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Alfred Lela: Ëndrra e Metës për të marrë drejtimin e PS, mund t’i kthehet në makthin e shkërmoqjes së LSI

23:00 / March 13, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Alfred Lela kërkon të përfshijë Ilir Metën edhe zyrtarisht në betejën e opozitës, kundër Edi Ramës.

Ai thotë se Meta duhet të japë dorëheqjen si president, pasi po i shkërmoqet partia, që për momentin ia ka lënë gruas për ta drejtuar.

Shkrimi i Lelës

Ylli Shehu që ‘tradhtoi” Republikanët e Mediut për Socialistët e Integrimit të Metës, duket se u ka lënë targën edhe këtyre, megjithëse në Kuvend e quan veten deputet të LSI. Partia e Kryemadhit ka tashmë një grup parlamentar jashtë, një grup parlamentar brenda, por edhe ‘njeriun e saj’ në krye të shtetit, zotin President.

Jemi në kushtet kur LSI është e ndarë më tresh, një rrezik që është shfaqur i fortë pas ikjes së ish-shefit të saj në pallatin presidencial, në një rokadë të çuditshme që e kapatapultoi nga kryetar Kuvendi në kryetar shteti, si shenjë e fundit e ndarjes me aleatin e katër viteve qeverisje, Edi Ramën.

Pas disa muajve epileptikë kur Meta ishte president i zgjedhur dhe fushatonte për LSI-në, ndodhi edhe një habi tjetër, kur vendin e Petrit Vasilit, të zgjedhur pas vendimit të Metës për të pranuar ofertën presidenciale, e zuri Monika Kryemadhi. Ishte një zgjidhje që atë kohë dukej më e ndershmja: me Metën përpara dhe Kryemadhin pas, Vasili nuk do të konsiderohej asnjëherë si kryetari de facto i partisë.

Meta në Presidencë dhe bashkëshortja në një parti që e ka nxjerrë veten jashtë sistemit, në rrugë, ngjan si akti i dytë i një historie. Cilado histori, thonë, kur përsëritet, shfaqet si farsë. Shijen e kësaj kapi edhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn kur e përmendi ‘sekretin publik’ të Metës në pushtet dhe ‘Zonjës së parë’ në protestë.

Jo se pritet që Flekenshtajn të kishte shije tjetër, megjithatë opozito-skepticizmi i tij nuk ka pse shërbehet me çdo kusht.

Për të tejkaluar Flekenshtnajnin, LSI-së, Kryemadhit, dhe sidomos Metës, u duhet të tejkalojnë vetveten. Kjo parti, e mësuar në dekadën e fundit të përkëdhelet me epitetin e ‘kingmaker’-it (atij që vendos për Mbretin) duhet të zgjohet përballë një realiteti të ri politik.

Sistemi duket se i ka bërë dalje (eject) një partie e cila kërkon mesin për të vendosur fatet e pushtetit, ndërkohë që nuk është e gatshme të zhvendoset kur loja politike bëhet në ekstreme.

Kjo u shpërfaq qartë në rastin e Çadrës së opozitës dy vite të shkuara, kur Ilir Meta lëshonte sinjale të përziera. Kur një ditë dukej se do i bashkohej Çadrës, ditën tjetër shfaqej i përzemërt me Ramën.

E kështu, në këtë pasiguri, derikur e pa veten në Presidencë me votat e asaj shumice që sot kërkon të rrëzojë gruaja që ka ndarë me të shortin martesor dhe atë politik.

Sa më të shumta bëhen LSI-të, aq më të pakta janë shanset e një rikuperimi, si për forcën e tretë ashtu dhe për ish-shefin e saj. Ëndrra e Ilir Metës për të marrë drejtimin e PS mund t’i kthehet në makthin e shkërmoqjes së LSI në vorbullat ekonomiko-politike që do të prodhojë një mazhorancë e dobët në imazh, por e fortë monetarisht dhe e paskrupullt politikisht.

Cila është zgjidhja? Ilir Meta duhet të vendosë për ‘strehën’ e pushtetit ose ‘Çadrën e protestës’. Edhe ai e ka një mandat për të djegur. Presidenti është mbi palët, por ai nuk ka pse të jetë neutral me palën që rrezikon ‘t’i zhdukë palët e tjera’, pra pluripartizmin.

Tri LSI-të duhe të shkrihen në një dhe vetëm themeluesi i së parës mund ta bëjë. 

Alfred Lela LSI Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vjosa Osmani, “telefoni i prishur” i Albinit

20:51 / June 1, 2023

Kronikë per ata që bien dhe ata që ngjiten – Ç’ndodhi sot në Kuvend

18:23 / June 1, 2023

Albin Kurti ka ngjallur një ndjenjë pendese në Perëndim për Kosovën

21:05 / May 31, 2023

Për idiotët e ‘pro” amerikanizmit

19:09 / May 31, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Përplasen dy mjete në Tiranë, humb jetë aksidentalisht një fëmijë

19:32 / June 3, 2023

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin “bombë”: Mbani frymën njerëz! Po presin dhe çunat e Dubait

17:41 / June 3, 2023

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama reagon pas deklaratës së Borrell: BE nuk mund të ishte më e qartë

16:58 / June 3, 2023

EMRI/ Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, ky është peshkatari i dënuar 3 herë për drogë

16:16 / June 3, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Sherr me thika në Tiranë, përfundon në spital 24-vjeçari

20:59 / June 3, 2023

Arrestimi i zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë, Ngjela: SPAK nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë

20:44 / June 3, 2023

Modelja shqiptare: Amerika më ka ndihmuar shumë. Çdo njeriu i sugjeroj New York-un për të jetuar

20:24 / June 3, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.