Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alfred Moisiu: Kosova duhet t’i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur”, BE t’i bëjë presion Serbisë për njohje

11:18 / June 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë që të njohë Kosovën.

Moisiu, në një intervistë thotë për KosovaPress, deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë dhe mosvendosjen e sanksioneve nga Serbia, Bashkimi Evropian nuk duhet të përkëdhelë Serbinë.

“(Serbët) e kanë të vështirë këtë (njohjen reciproke), nuk po hyj te arsyet pse, ata e dinë më mirë. Por ai është maksimumi që ne kërkojmë, prandaj duhet hap pas hapi. Këtë punë Evropa e ka në dorë më shumë se kushdo për të shtrënguar Serbinë dhe mos të përkëdhelin. Pasi e kanë përkëdhelur deri tani, konsideronin se më mirë është me pas këndej Serbinë se nga Rusia”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se Kosova duhet t’i bashkëngjitet iniciativës rajonale “Ballkani Hapur”.

“Amerika dhe Bashkimi Evropian e thanë troç se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike, është çështja te zgjidhja e problemeve ekonomike. Pasi problemet politike do të vazhdojnë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe BE-së… ‘Ballkani i Hapur’ ka rol ekonomik, Kosova duhet t’i bashkëngjitet, pasi Kosova bën tregti me Serbinë, pavarësisht se mund të ketë ra, por vazhdon. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet, por pikësynimi është se as ju dhe as ne nuk heqim dorë nga pavarësia e Kosovës dhe njohja e reciproke. Pasi s’mundet të vazhdojë kjo në pafundësi në konflikt të ngrirë. Prandaj edhe kancelari gjerman e thekson me të madhe këtë punë”, përfundon Moisiu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.